Cerca nel blog

giovedì 29 dicembre 2016

Kupa çiokollate me krem

Pershendejte te dashur vizitor , ju kerkoj falje per mungesen time, por kam qene shume e zene me pune prandaj edhe skam qene shume prezente !
Sot per tju kerkuar falje do tju embelsoj shpirtin me nje embelsire  (dessert) shume te lehte edhe shume te shijshme. T'ju them te drejten per kete ricete jam frymesuar nga nje video qe pash ne instagram . E kam dhe  te veshtire ti gjej titullin e pershtatshem .
Sot do tju pershkruaj si te beni kupat e ciokollates te mbushura me krem qumeshti. 
Perberesit per kete ricete jane :
1). 200 Gr ciokollate (puro)
2). 6/8 tollombace
3) 100 ml panna
4). 100ml marscapone
5). 10 biscota savoiardi (te bera therime)
6).  200 gr Lamponi  (mendoj se ne shqip mund te jen manaferat e egra).

Pergatitja :
Fillimisht fryjme tollumbacet me mallesine qe deshirojme  (une ju keshilloj mallesine e nje kupe per akullore) . Pasi kemi fryre tollumbacet i lejme menjane,  dhe me tutje marim ciokollaten dhe e  shkrijme ne nje ene ne  microonde ose ne bagnomaria . Kur verejme se ciokollata shkrihet e heqim nga microondeja ose bagnomaria dhe fillojme ta rafim  me ndihmen e nje fruste (ose piruni) derisa ciokollata te arij temperaturen e ambientit pa u ngurtesuar. 
Kur shofim se ciokollata eshte ftohur marim tollumbacet nje e nga nje  edhe i lyejme me ciokollate deri tek brezi dhe i  mbeshtesim ne nje ene te sheshte ,une mora tabakane.   Pasi kemi mbaruar kete proces me te gjitha tollumbacet , i marim edhe i fusim ne frigorifer .
Nderkoh qe tollumbacet jane ne frigorifer pergatisim kremin per ti mbushur brenda.  
Une fillimisht me ndihmen e frustes elektrike raffa pannen derisa panna mori pamjen e nje kremi , me tutje ne nje enë tjeter raffa kremin mascarpone me nje te verdhe veze . Me tutje mora pannen edhe me shume delikatese e perzjeva me kremin marscapone  derisa dy kremerat moren pamjen homogjene.  (Une nuk u shtova sheqer kremerave pasi edhe vet panna ishte shume e sheqerosur) .
Pasi mbarova me procesin e kremerave, mora  tollumbacet nga frigoriferi , fillimisht  verifikova nese cokollata ishte ngurtesuar , nese po'  , ateher i morra dhe me ndihmen e nje kunje dhembesh i cpova tollumbacet!  Kur tollumbacet cfryhen ngelet kupa e ciokollates! 
Marim kupen e ciokollates edhe fillojme e mbushim ,  fillimisht mbrenda saj hedhim nje luge kafeje krem, me tutje therimet e biscotave e me tutje akoma vendosim 4 ose 5 kokra lamponi pastaj tek e njejta kupe hedhim prap 1-2  luge kremi me tutje therrimet e biskotave e si perfundim pastaj 5-6 kokra lamponi .   Vashdojme te njejtin proces ne kupat e tjera. (Pak a shume ne cdo kupe duhet te beni dy shtresa produkt)
Me pas i lejme kupat te pushojne ne frigorifer!  Embelsira haet e ftohte ! 
Keshille : nese nuk doni te tejkaloni shume kalori edhe deshironi te beni nje pjate sa me shendetsore , kupat e ciokollatave mund ti mbushni  me akullore  ose me sallate frutash .
Rasti qe une ju dhash sot eshte nje shembull se si mund te sajojme nje torte ne nje kupe ciokollate .
Shpresoj te kem qene e qarte ! Me respekt florida !

giovedì 4 agosto 2016

Specka të mbushura

Të dashur vizitorë nëse ju ka vajtur mëndja për specka edhe patate të skuqura , por keni frik se linjat e trupit tuaj ndryshojnë forma ?? Kam ricetën e duhur për ju 😍 ! "SPECKA TË MBUSHURA ME PATATE EDHE BIZELE " .
Për të përgatitur këtë pjatë me kaq  pak kalori ju nevojiten :
Përbersit : (për 4 persona)
- 2 Specka të shëndosha  (të kuqe , jeshile ose të verdha)
- 1 patate
- 100 gr bizele
- një lugë gjëlle vaj ulliri
-kripë , piper të kuq (jo djegës) dhe kopër
-djath mocarella ose emental  (sipas dëshirës ) unë tek speckat e mija nuk i vura (se mos thendothem ) por  tek ato të familjarëve po 😂😂😂

Përgatitja :
Si fillim mora pataten dhe e zjeva deri sa të futet piruni në brëndesi të saj  jo me vështirësi  (kujdes mos i zjeni shumë patatet) . Pastaj e preva në kube të vogla dhe e hodha në një tas , tek tasi hodha bizelet bashkë me kripën , erëzat dhe vajin e ullirit.  Elementët i trazova mirë e mirë . Pastaj mora speckat i ndava në mes edhe i pastrova duke i eliminuar të gjitha farat . Më tutje me ndihmën e  një luge fillova ti mbushja me patatet edhe bizelet.  Pasi mbarova këtë proçedurë speckat i mbulova me djathin që ju përshkrova më sipër.
Speckat i poqa në furrë për 45 min në 180°C .
Shpresoj të kem qënë e qartë dhe që kjo pjatë tju shijoj po  ashtu si unë .
Me respekt Florida ❤

giovedì 16 giugno 2016

Kek me kakao edhe çiokokrem ❤

Të dashur vizitorë sot do ju sjell një ricetë bombë , ka për tju tingulluar keq por aman do ju shijoj shumë fare !
Riceta sjell emrin Kek me kakao , deri këtu kjo ricetë do tju duket shumë normale , por veçantia e dini  ku është ? Unë ëmbëlsirën e sotshme e bëra edhe me speckë djegëse tadadadadada 😂😂😂 . Po , po e lexuat shumë mirë , në ëmbëlsirën e sotshme elementi special është specka djegëse (ajo e thata , jo e njoma) .
Përbërësit :
1). 150 Gr mjell
2). 1 gotë sheqer
3). 3 lugë kakao
4). Një kokër karafili
5). 1 speckë djegëse të thatë
6). 80 gr gjalpë
7). 3 kokra vezë
8). Maja pluhur për ëmbëlsira
9). Qumësht sipas dëshirës

Përgatitja :
Në  rallë të parë mora një tenxhere dhe e vura në flakë të vogël ku në të  shkriva gjalpin ,kur pash që gjalpi u shkri e hoqa nga flaka tenxheren dhe më tutje tek gjalpi hodha spekën djekëse (të cilën unë e thërmova që të shpërndahet essenza më mirë ) dhe kokrat e  karafilit.
Mora gjalpin dhe me ndihmën e një kullosje (atë që përdorim për të kulluar qumështin ) e hodha në tas .
Kullojsa na nevojitet për të kulluar speckën djegëse dhe karafilët nga gjalpi. 
Më pas tek tasi hodha sheqerin dhe fillova ta rifja derisa sheqeri edhe gjalpi morën pamjen e një kremi. Më tutje hodha vëzët dhe i rafa deri sa morën pamjen e një shkumë , në të pastaj hodha mjellin me majan dhe kakaon  ! Kur brumi mori pamjen homogjene atëherë i hodha pak qumësht që të hodhoeshe pak !
Kekun e poqa në furrë me temperature 180°C per 30/40 min. 
Pas pjekjes kur keku u ftuha e ndava në gjysëm  dhe e mbusha me çiokokrem.  Nëse dëshironi  mbushjen mund ta bëni edhe me marmalatë portokalli ose pjeshke  .
Ju bëftë mirë, me respekt Florida 😙

lunedì 23 maggio 2016

Thela peshku me kërpudha edhe domate qershie

Të dashur vizitorë për të gatuar këtë pjatë kaq të shijshme na nevojiten :
Përbërësit  :
1. Dy fileta peshku  (unë të mitë nuk e di të çfarë peshku janë ,po ju mund të përdorni çfarë do lloj peshku që ju pëlqen )
2. 4 gjethe Qepë të njoma
3. 250 gr kërpudha
4. 7 kokra domate qershie  (janë të vogla si qershitë, nëse nuk i keni të këtit lloji përdorni një kokërr domate të prerë në forma kubike)
5. Kripë edhe Erëza (unë përdora Piper të zi edhe kopër )
6. Një lugë gjelle vajë ulliri

giovedì 25 febbraio 2016

Mollë të arta !

Të dashur vizitorë , sot kam dëshirë që t'ju përkedhel me një recetë që mora frymëzimin nga një video që pash në instagram .
E kam shumë të vështirë se si t'ia vë emrin kësaj ricete , sepse praktikisht tek videoja që pash mollët skuqeshin keshtu që me ndihmen e disa personave (ne nje faqe te famshme ne facebook)  vendosa ti jap emrin ''Mollë të arta''.
Për të përgatitur këtë ricetë ju nevojiten :
- Dy kokra mollë
- një gotë miell
- 100ml qumësht
- 1.5gr vanilja
- një kokër vezë
- vaj misri (ose lule djelli)
- sheqer sipas deshirës
Përgatitja :
Në fillim, tek një tas të thellë përgatita brumin.
Me ndihmen e frustës rafa vezët me sheqerin (unë brumit i hodha pak a shume 10 lugë sheqer) . Më pas tek vezët shtova miellin me vaniljen ku më tutje hodha dhe qumështin . Brumi duhet të marë pamjen e një lëngu të dëndësuar. 
Më pas mora mollët dhe i preva rota rota me trashësi afërsisht 1cm .
Me ndihmen e një forme  hoqa farat e mollës .
Më tutje mora rotën e mollës se prerë dhe fillimisht e lyeva me mjell (që të ngjitet brumi kollaj)  dhe pastaj e zhyta tek brumi që përgatita më parë . Më tutje rotën e mollës e holla te skuqet në vaj të nxeht (kujdes , vaji nuk duhet të jetë në temperaturë shumë të lartë sepse rezikoni që molla tju skuqet shpejt dhe të ngelet e pa pjekur brënda) .
Mollën e hoqa nga skuqja atëherë  kur mori pamjen e ngjyrës së arrës .
Mollët më tutje i lyeva me mjalt me ndihmën e një furce  (për ëmbelsirat) dhe më tutje  nga sipër i hodha sheqër.
Shpresoj që të kem qënë e qartë ! Me respekt Florida ❤ 

martedì 23 febbraio 2016

Makarona te gjata (spagetti) me kerpulla

Tungjatjeta të dashur vizitorë , si ju kam ? Të gjithë mirë jeni ? Sot dua të ndaj nëpër vatrat tuaja një pjatë të shijshme dhe të "varfer" dmth pjata sot ështe e gatueshme vetëm me dy elemente . Pjata sot sjell emrin makarona të gjata ( spagetti ) me kërpulla . Që ta dini zakonisht makaronat me kerpulla shoqërohen o me pana ose me ndonjë lloj salce tjetër ! Unë për veten time sot i bëra allasojshe Florida (tamam sic ma shkrepi truri ) edhe pse të kisha elemente të tjera do i shtoja më shumë , por frigoriferi ime sot kishte vetem kërpulla ,vezë ,  sallam dhe salçiçe. Unë mishin nuk e ha kështu që vendosa të gatuaja vetëm kërpullat.  Një mëndje më tha të beja kotolet me veze edhe kërpulla një mendje më tha jo sepse kisha shum pak kërpulla për ta përgatitur . Mendova , të kënaq njërzit e shtëpise e thash "Afti bafti" po i bëj makarona ! Kontrollova në sirtarin e kuzhinës dhe pash që makaronat i kisha ! Edhe kështu u nisa për ti bërë makaronat . Vërtet pjata e sotëshme është e varfer por e di sa e shijshme që doli dhe unë prandaj vendosa ta ndaj me ju ! Kështu që  kur tju bjerë rasti edhe juve të keni pak elemente në shtepi , ta gatoni e ta shijoni tamam si unë .
Për të përgatitur këtë ricetë ju nevojiten :
1).400gr makarona spagetti
2).300 gr kërpulla champignion  (se kaq kisha jo për gje)
3). Gjalpë fshati një lugë gjëlle
4). Speckë djegëse, hudhra  dhe kripë sipas dëshirës.
Përgatitja :
Mora tenxheren me ujë dhe e vura në zjarrë të forte ,nderkohë që prisja të valonte uji në një tigan të thelle vendosa të përgatisja gjëllën me kërpullat.
Mora kërpullat i lava në ujë të bollshëm dhe me një picetë të pastër fillova ti thaja ( dmth t'ia heqja ujin ).  Pastaj i preva thela thela të holla dhe i hodha në tigan . Tiganin e vura në zjarrë me flakë të vogël (sepse keshtu shmang faktin që kërpudhat të mos ngjiten tek tenxherja dhe me ngrohtesin e zjarrit fillojnë e zbuten dhe leshojnë pak ujë ) .
Kur kërpullat zënë e nxjerrin ujë në atë moment i hodha gjalpin me hudhrën e grirë në rende dhe speckë djegëse .
Ndërkohë që uji ka zënë të zjerrë në të hedh kripën dhe makaronat . Kur uji i makaronave bëhet cik i plotë marë një garuzhde lëng dhe ia hedh kërpullave . Kërpullat i lëj të gatuhen deri në momentin kur marin pamjen e një krem karameli .
Makaronat zakonisht gatuhen mbrënda 10/12 min.
Unë kurë vura re se makaronat ishin bërë gati , i mora dhe i kullova në kullojsen e makaronave .
Më pas i hodha tek tigani derisa makaronat dhe kërpullat u lidhen mirë  me njëra tjetrën .
Makaronat i servilosa në një pjatë me buzë jo të thella edhe me djath kaçkavall të grirë.
Shpresoj që të kem qënë e qartë, me respekt Florida ❤

lunedì 22 febbraio 2016

Makarona të gjata (spagetti) me midhje !

Të dashur vizitorë , sot nëpër vatrat tuaja kam dëshirë t'ju sjell si gjithmon një pjatë shumë të shijshme . Pjata sot sjell emrin makarina të gjata (spaghetti)  me midhje .
Për të përgatitur këtë ricetë na nevojiten :
1.)400gr makarona të gjata
2).200gr midhje
3).Një gotë verë të bardhë
4).Një thelpi hudhre
5).Vaj ulliri , kripë dhe erësa sipas dëshirës .
Përgatitja :
Në një tenxhere holla ujë dhe e vura të zjerë në flakë të madhe . Ndërkohë që pres ujin të zjerë  fillova të përgatis gjëllën për makaronat .
Gjëllën e makaronave e përgatita në një tigan të thellë dhe fillimisht skuqa hudhrën në pak vaj ulliri , kur hudhra mori pamjen e ngjyrës së artë në tigan shtova midhjet e pastruara. 
Pas 5 minutash midhjeve i shtova  një gotë verë të bardhë dhe i lashë të gatuhen në flakë të ulet ku më pas shtova kripën edhe erëzat ( unë përdora piperin e kuq kokër edhe një speckë djegëse) . Gjëllën e makaronave e fika në momentin kur pash që vera e bardhë ishte karameluar (dmth trashur njëcik) .
Makaronat i hodha tek uji kur pash që uji kishte marë valë . Makaronat zakonisht i duhen 10/12 min për tu gatuar . Njëher që makaronat janë gati ,i kullojmë në kullosje makaronash edhe i derdhim tek tigani ku kemi gjëllën me midhje .
Makaronat mund ti servilosim edhe me djath kaçkavall  të grirë sipër .
Shpresoj të kem qënë e qartë me shpjegimet  .
Me respekt e dashuri Florida ❤

domenica 21 febbraio 2016

Tortë më krem (mousse) çokollate të bardhë, me qumësht e çokollatë puro !

Të dashur vizitorë të blogut time ! Sot po ju sjell një tortë që mund ta përgatisni për ditëlindjen e personit tuaj të dashur ! Për të përgatitur këtë ricetë ju njoftoj se ju duhet shumë kohë dhe me durim keni për t'ia haritur qëllimit e torta ka për t'ju dalë vërtet shumë e shijshme . Tamam si kjo e imja .
Elementët për të përgatitur këtë tortë janë :

Për kekun ju duhet :
1). Një gotë mjell
2).Një gotë sheqer
3). Tre kokra vezë

Për kremin çokollatë puro  :
1). 200gr çokollatë puro
2). 200ml panna
3). 1,5 gr pluhur agar ( është produkt që përdoret për të dendësuar kremin) .

Për kremin çokollatë më qumësht :
1). 200gr çokollatë me qumësht (dmth që nuk është 100% çokollatë puro )
2). 200ml panna
3). 1.5gr pluhur agar

Për kremin çokollatë të bardh :
1). 200gr çokollatë të bardhë
2). 200ml panna 
3). 1.5gr pluhur agar

Për glasën e çokollatës :
1). 100 gr çokollatë
2). 70 gr ujë
3). 20 gr sheqer

Përgatitja :
Fillimisht përgatita bazën e tortës ! Mora vezët dhe me ndihmen e frustës (ajo gjëja që rifen vezët ,se nuk po më vjen në mendje si i thojnë tamam 😂😂)  i trazova  fortë pastaj shtova sheqerin . Kur vëzët morën  pamjen e një shkume ateher shtova mjellin çikë e nga një çikë deri sa brumi i kekut mori pamjen homogjene . Kekun e poqa në furrë per 20 min në 180°C .
Pasi keku u poq dhe e ftua , fillova të pregatis cremrat e çokollatave. 
Unë fillova nga cremi i çokollatës puro ! Duke u nisur nga ky hap , të dashur vizitorë duhet të bëni shumë kujdes me kohën sepse duhet të respektoni të gjitha hapat njëra pas tjetrës .
1). Kremi çokollatë puro .
Në fillim mora 200ml panna dhe me ndihmen e frustës elektrike fillova ta raff derisa panna mori pamjen e një shkume (tamam si shkuma e taboshit) .
E mora pannën dhe e futa në frigorifer (për të shmangur faktin që panna të shkrihet )
Nderkohë shkriva çokollatën .
KUJDES !!! Çokollatën mundet ta shkrini o me ndihmen e mikroondes ose me kushtet shtëpiake ! Unë në rastin time përdora dy enë me madhësi të ndryshme: kujdes akoma ! njëra nga (tenxheret) duhet të jetë më e madhe, aq sa mund të zërë enën (tenxhere edhe në këtë rast)  tjetrën brenda .
Enën e parë e mbusha  me ujë (jo plotësisht) dhe dhe e vura në zjarr jo shumë të madh (unë ju këshilloj më të ulëtin) .Brënda saj vendosa  enën e dytë, e cila ka madhësi më të vogël, ku dhe brënda hodha dhe masën e çokollatës. Në këtë mënyrë çokollata shkrin nga ngrohtësia e ujit dhe jo e zjarrit. Sapo pashë që çokollata u shkri komplet e  hoqa nga zjarri . Ndërkohë mar panën që kisha lënë në frigorifer dhe brënda saj hedh çiokollatën e vakët  (prita pak që të ftoheshe temperatura se ndryshe fillon e shkrin panën).  Fillova dhe e trazova  çokollatën nga lart e poshtë në menyrë që çokollata të lidhet mirë me panën .
Pastaj në njëcik (dy lugë gjelle) qumësht të ngrohtë hodha pluhurin e agar ,prita që pluhuri të shkrihet dhe e hodha tek kremi që përgatita me çokollatë e panna. Më pas me frustën elektrike trazova elementët deri sa kremi mori pamjen homogjene. Pastaj mora tepsinë ku përgatita kekun  (tepsia ime është nga ato tepsi që baza ndahet nga buzët ,jua këshilloj edhe juve të keni një tepsi të tillë) dhe ne të hodha kremin brenda ! Kremin e hapa në menyrë homogjene . Dhe e futa në frigorifer , pas 45 minuta që torta ishte në frigorifer fillova të përgatis kremin e cokollatës me qumësht . Veprimet që bëra me kremin e çokollatës me qumësht ishin njësoj si hapat që ndoqa me kremin e parë . Pasi e përgatitet kremin e dyte hidheni sipër kremit të pare futeni prap në frigorifer dhe përgatitni kremin e tretë .
Pasi keni mbaruar përgatitjen e tortës pas pak oresh që torta ka qënduar në frigorifer unë i hodha glasën e çokollatës .
Përgatitja e glasës është shumë e thjeshtë . Në një tenxhere të vogel shkriva sheqerin me ujin në zjarr të ulët,kur shërbeti filloi të zjerë hodha çokollatën dhe prita deri sa të shkrihej.
Ndërkohë që prisja të shkrihej çokollata nxora tortën përjashta, e siç ju thash edhe më parë (tepsia ime ndahet)  hoqa buzët e tepsis. Dhe më tutje vesha tortën me glasën e çokollatës.
Shpresoj të kem qënë e qartë me shpjegimet. 
Më respekt Florida ❤

Mbani mënd ! Mos u trëmbni nëse keku ju del i ulët sepse duhet të jetë i tillë . Nëse keku ju del i lartë priheni në mes . Ps. Në vënd të kekut mund të përdorni edhe thrimet e biskotave të presuara me gjalpë  

martedì 16 febbraio 2016

Çokollata bon bon

Të dashur vizitorë të blogut time! Sot dëshiroj  t'ju ëmbëlsoj shpirtin me disa çokollata bon bon që gatova për njeriun e zëmres time për shënvaletinin . Për të përgatitur çiokoçllatat bon bon ju nevojitet shumë kohë . Sepse edhe proçesi i përgatitjes është me hapa të ngadalta . Çiokollatat bon bon i përgatita me dy lloj mbushje . Më posht do t'ju  shkruaj të dyja shëmbujt, për të përgatitur këtë recetë kaq të shijshme na nevojiten !
Përbërësit :
Shëmbulli nr 1
1). Kek për torta me kakao
2). Çiokollata 250 gr
3). Ciokokrem 6/7 lugë gjëlle .
Shëmbulli nr 2
1). Kek për torta
2). Çiokollata 250 gr
3). Karamele marshmallow 120 gr .

Përgatitja :
Shëmbulli 1
Hapin e parë e nisa nga përgatitja e Kekut, unë kek në këtë rast  nën kuptoj , bazën që bëhen taboshët.  Kekun nuk e bleva e përgatita në shtëpi me 1 gote mjell , 1 gotë sheqer , 1 lugë kakao dhe 3 kokra vezë . Më pas Kekun e poqa në furrë në 180°C për 20 min .
Pasi u poq Keku dhe nderkohë që prisja të ftoheshe përgatita Kekun e dytë  për shëmbullin e dyte . Kekun e dytë e bëra të bardhë ,  nuk i hodha kakao ! Edhe këtë kekun e poqa në 180°C për 20 min .
Kthehemi tek shembulli i parë .
Kur e shofim që Keku ështe ftohur marim robotin e guzhinës edhe fillojmë ta grijmë thrime thrime.  Më pas tek Keku I thermosur hedhim çiokokremin , produktet i trazojmë me njëra tjetrën  deri sa të marin pamjen e një brumi .
Brumin e marim çik e nga një çik , i japim formën e topave të vegjël si puna e bon boneve . Bon bonet i mbeshtesim në nje tabaka ku në sipërfaqe kemi hapur një  letër furi .
Pastaj marim ciokollatën dhe e shkrijmë në mikroonde ose në banjomaria . Marim bon bonet një e nga një dhe i zhytim tek cokollata e shkrire me ndihmën e pirunit , pastaj pasi e kemi lagur mire e mbeshtesim çiokollatën tek tabakaja . Karamelet janë të gatëçme për tu ngrënë në momentin që çiokoçllata është ngurtësuar .

Shëmbulli 2 .
Ndryshimi nga shembulli i par shfaqet tek mbushja ,këtu  Kekun e kemi pa kakao edhe për të lidhur therimet unë  përdora karamelet  e marshmallow (të cilat i shkriva në mikroonde ) . Më tutje procesi është njesoj me shëmbullin e parë .
Shpresoj që të kem qënë e qartë më shpjegimet . Me respekt Florida  ❤ 

martedì 12 gennaio 2016

Petë byreku me Salmon të tymosur !

Të dashur vizitorë , edhe sot vendosa t'ju sjell nëpër vatrat e shtëpive tuaja një ricetë shumë të shijshme dhe të thjeshte . Riceta e sotëshme sjell emrin "petë byreku me Salmon të tymosur".
Përbëresit janë :
1.- Pasta sfoglia (ose petë byreku të bërë me kulaçka)
2.- 250 gr salmon  të tymosur
3.- 200gr Gjizë (do ishte më mirë nëse gjiza të ishte pa kripë , sepse salmoni i tymosur përmban shumë kripë )
4.- 100gr djath të bardhë (të çfarë do lloji , edhe djathi i qumeshtit të deles ose të dhisë do shkonin shumë pasi kanë aromë shumë të mirë )
5.- Mente , Piper edhe vaj ulliri .
Përgatitja :
Marim petën dhe e hapim në tavoline.  Unë petës time i dhashë formën drejtkëndeshe dhe jo të rombullakët . Më tutje shtova djathin (që unë në fillim e kisha grirë në rende , ju po të deshironi djathin priheni dhe ne kube të vegjël .) Ah edhe një gje tjetër , po të doni hidhni edhe djath kaçkavall te grirë . (Unë nuk e bëra , pasi nuk desha që ta rëndoja) .
Pasi kemi hapur gjizën dhe kemi shpërndarë djathin në menyrë të barabartë anë e mbanë petës hapim thelat e salmonit. Njëher që e kemi hapur salmonin , fillojmë të retullojmë petën si puna e suxhukut. Më tej brumin e presim thela thela dhe e vëjmë të piqet në furrë për 30/40 min në temperaturë 180°C .
Shpresoj që të kem qënë e qartë me shpjegimin . Ju beftë mire , me respekt Florida ❤.  

sabato 9 gennaio 2016

Sallatë me oktapod dhe karkaleca deti!

Përshëndetje të dashur vizitorë , sot do t'ju sjellë nëpër vatrat tuaja një ricetë shumë te thjesh . Pjata sjell emrin "sallate me oktapod dhe karkaleca deti " . Për te përgatitur këtë ricetë na nevojiten :
1. Nje oktapod  (1 kg)
2. Karkaleca deti (300 gr) .
3. Vaj ulliri
4.erëza dhe limon
Përgatitja :
Marim oktapodin dhe e pastrojmë duke  i hequr syte dhe dhembin . Më tutje e vëjmë në një tenxhere te thellë dhe e vejmë të zjehet për 40 min në flakë mesatare (them flakë sepse  unë në shtepinë time gatuaj me gaz , nese ju jeni me korent, vendoseni tenxheren të zjehet tek pllaka me nxehtësi mesatare ) . Nderkohë që oktapodi zjen , fillojmë te pastrojmë karkalecat e detit duke i hequr te gjitha lëvoret dhe i pjekim ne një tigan që nuk ngjit gjërat .
Marim oktapodin e zjerë dhe e presim ne copa te vogla dhe i hedhim ne nje tasë , më pas shtojmë karkalecat e detit , vajin e ullirit , piperin , limonin dhe pak rigon. 
Shpresoj që të kem qënë e qartë me shpjegimet .
Me respekt Florida ❤