Për të përgatitur këtë ricetë ju nevojiten :
1).400gr makarona spagetti
2).300 gr kërpulla champignion (se kaq kisha jo për gje)
3). Gjalpë fshati një lugë gjëlle
4). Speckë djegëse, hudhra dhe kripë sipas dëshirës.
Përgatitja :
Mora tenxheren me ujë dhe e vura në zjarrë të forte ,nderkohë që prisja të valonte uji në një tigan të thelle vendosa të përgatisja gjëllën me kërpullat.
Mora kërpullat i lava në ujë të bollshëm dhe me një picetë të pastër fillova ti thaja ( dmth t'ia heqja ujin ). Pastaj i preva thela thela të holla dhe i hodha në tigan . Tiganin e vura në zjarrë me flakë të vogël (sepse keshtu shmang faktin që kërpudhat të mos ngjiten tek tenxherja dhe me ngrohtesin e zjarrit fillojnë e zbuten dhe leshojnë pak ujë ) .
Kur kërpullat zënë e nxjerrin ujë në atë moment i hodha gjalpin me hudhrën e grirë në rende dhe speckë djegëse .
Ndërkohë që uji ka zënë të zjerrë në të hedh kripën dhe makaronat . Kur uji i makaronave bëhet cik i plotë marë një garuzhde lëng dhe ia hedh kërpullave . Kërpullat i lëj të gatuhen deri në momentin kur marin pamjen e një krem karameli .
Makaronat zakonisht gatuhen mbrënda 10/12 min.
Unë kurë vura re se makaronat ishin bërë gati , i mora dhe i kullova në kullojsen e makaronave .
Më pas i hodha tek tigani derisa makaronat dhe kërpullat u lidhen mirë me njëra tjetrën .
Makaronat i servilosa në një pjatë me buzë jo të thella edhe me djath kaçkavall të grirë.
Shpresoj që të kem qënë e qartë, me respekt Florida ❤
Nessun commento:
Posta un commento