Cerca nel blog

giovedì 25 febbraio 2016

Mollë të arta !

Të dashur vizitorë , sot kam dëshirë që t'ju përkedhel me një recetë që mora frymëzimin nga një video që pash në instagram .
E kam shumë të vështirë se si t'ia vë emrin kësaj ricete , sepse praktikisht tek videoja që pash mollët skuqeshin keshtu që me ndihmen e disa personave (ne nje faqe te famshme ne facebook)  vendosa ti jap emrin ''Mollë të arta''.
Për të përgatitur këtë ricetë ju nevojiten :
- Dy kokra mollë
- një gotë miell
- 100ml qumësht
- 1.5gr vanilja
- një kokër vezë
- vaj misri (ose lule djelli)
- sheqer sipas deshirës
Përgatitja :
Në fillim, tek një tas të thellë përgatita brumin.
Me ndihmen e frustës rafa vezët me sheqerin (unë brumit i hodha pak a shume 10 lugë sheqer) . Më pas tek vezët shtova miellin me vaniljen ku më tutje hodha dhe qumështin . Brumi duhet të marë pamjen e një lëngu të dëndësuar. 
Më pas mora mollët dhe i preva rota rota me trashësi afërsisht 1cm .
Me ndihmen e një forme  hoqa farat e mollës .
Më tutje mora rotën e mollës se prerë dhe fillimisht e lyeva me mjell (që të ngjitet brumi kollaj)  dhe pastaj e zhyta tek brumi që përgatita më parë . Më tutje rotën e mollës e holla te skuqet në vaj të nxeht (kujdes , vaji nuk duhet të jetë në temperaturë shumë të lartë sepse rezikoni që molla tju skuqet shpejt dhe të ngelet e pa pjekur brënda) .
Mollën e hoqa nga skuqja atëherë  kur mori pamjen e ngjyrës së arrës .
Mollët më tutje i lyeva me mjalt me ndihmën e një furce  (për ëmbelsirat) dhe më tutje  nga sipër i hodha sheqër.
Shpresoj që të kem qënë e qartë ! Me respekt Florida ❤ 

Nessun commento:

Posta un commento