Cerca nel blog

lunedì 23 maggio 2016

Thela peshku me kërpudha edhe domate qershie

Të dashur vizitorë për të gatuar këtë pjatë kaq të shijshme na nevojiten :
Përbërësit  :
1. Dy fileta peshku  (unë të mitë nuk e di të çfarë peshku janë ,po ju mund të përdorni çfarë do lloj peshku që ju pëlqen )
2. 4 gjethe Qepë të njoma
3. 250 gr kërpudha
4. 7 kokra domate qershie  (janë të vogla si qershitë, nëse nuk i keni të këtit lloji përdorni një kokërr domate të prerë në forma kubike)
5. Kripë edhe Erëza (unë përdora Piper të zi edhe kopër )
6. Një lugë gjelle vajë ulliri
Përgatitja :
Mora kërpudhat , i pastrova dhe i preva  në feta të holla .Më tutje mora domatet qershi të pastruara dhe i preva në gjysëm.
Mora tiganin dhe e vura në flakë mesatare,  në të  hodha një filxhan (kafeje)  ujë (unë nuk i skuq asnjëherë gjërat por të mos të më ngjitën gjërat hedh ujin në vend të vajit) .Më  pas tek tigani hodha kërpudhat,  domatet dhe qepët e njoma .
Kur kërpudhat dhe domatet lëshuan ujin e tyre, në atë moment  hodha kripën me erëzat dhe në sipërfaqe mbështeta fetët e peshkut .
Për të evituar që gjella edhe peshku të më ngjiteshin tek tigani hodha një xhezve ujë dhe vajin e ullirit . Gjëllën e hoqa nga flaka kur pash që uji kishte avulluar .
Shpresoj që të kem qënë e qarte !
Me respekt Florida ❤

Nessun commento:

Posta un commento