Cerca nel blog

giovedì 16 giugno 2016

Kek me kakao edhe çiokokrem ❤

Të dashur vizitorë sot do ju sjell një ricetë bombë , ka për tju tingulluar keq por aman do ju shijoj shumë fare !
Riceta sjell emrin Kek me kakao , deri këtu kjo ricetë do tju duket shumë normale , por veçantia e dini  ku është ? Unë ëmbëlsirën e sotshme e bëra edhe me speckë djegëse tadadadadada 😂😂😂 . Po , po e lexuat shumë mirë , në ëmbëlsirën e sotshme elementi special është specka djegëse (ajo e thata , jo e njoma) .
Përbërësit :
1). 150 Gr mjell
2). 1 gotë sheqer
3). 3 lugë kakao
4). Një kokër karafili
5). 1 speckë djegëse të thatë
6). 80 gr gjalpë
7). 3 kokra vezë
8). Maja pluhur për ëmbëlsira
9). Qumësht sipas dëshirës

Përgatitja :
Në  rallë të parë mora një tenxhere dhe e vura në flakë të vogël ku në të  shkriva gjalpin ,kur pash që gjalpi u shkri e hoqa nga flaka tenxheren dhe më tutje tek gjalpi hodha spekën djekëse (të cilën unë e thërmova që të shpërndahet essenza më mirë ) dhe kokrat e  karafilit.
Mora gjalpin dhe me ndihmën e një kullosje (atë që përdorim për të kulluar qumështin ) e hodha në tas .
Kullojsa na nevojitet për të kulluar speckën djegëse dhe karafilët nga gjalpi. 
Më pas tek tasi hodha sheqerin dhe fillova ta rifja derisa sheqeri edhe gjalpi morën pamjen e një kremi. Më tutje hodha vëzët dhe i rafa deri sa morën pamjen e një shkumë , në të pastaj hodha mjellin me majan dhe kakaon  ! Kur brumi mori pamjen homogjene atëherë i hodha pak qumësht që të hodhoeshe pak !
Kekun e poqa në furrë me temperature 180°C per 30/40 min. 
Pas pjekjes kur keku u ftuha e ndava në gjysëm  dhe e mbusha me çiokokrem.  Nëse dëshironi  mbushjen mund ta bëni edhe me marmalatë portokalli ose pjeshke  .
Ju bëftë mirë, me respekt Florida 😙