Cerca nel blog

giovedì 29 dicembre 2016

Kupa çiokollate me krem

Pershendejte te dashur vizitor , ju kerkoj falje per mungesen time, por kam qene shume e zene me pune prandaj edhe skam qene shume prezente !
Sot per tju kerkuar falje do tju embelsoj shpirtin me nje embelsire  (dessert) shume te lehte edhe shume te shijshme. T'ju them te drejten per kete ricete jam frymesuar nga nje video qe pash ne instagram . E kam dhe  te veshtire ti gjej titullin e pershtatshem .
Sot do tju pershkruaj si te beni kupat e ciokollates te mbushura me krem qumeshti. 
Perberesit per kete ricete jane :
1). 200 Gr ciokollate (puro)
2). 6/8 tollombace
3) 100 ml panna
4). 100ml marscapone
5). 10 biscota savoiardi (te bera therime)
6).  200 gr Lamponi  (mendoj se ne shqip mund te jen manaferat e egra).

Pergatitja :
Fillimisht fryjme tollumbacet me mallesine qe deshirojme  (une ju keshilloj mallesine e nje kupe per akullore) . Pasi kemi fryre tollumbacet i lejme menjane,  dhe me tutje marim ciokollaten dhe e  shkrijme ne nje ene ne  microonde ose ne bagnomaria . Kur verejme se ciokollata shkrihet e heqim nga microondeja ose bagnomaria dhe fillojme ta rafim  me ndihmen e nje fruste (ose piruni) derisa ciokollata te arij temperaturen e ambientit pa u ngurtesuar. 
Kur shofim se ciokollata eshte ftohur marim tollumbacet nje e nga nje  edhe i lyejme me ciokollate deri tek brezi dhe i  mbeshtesim ne nje ene te sheshte ,une mora tabakane.   Pasi kemi mbaruar kete proces me te gjitha tollumbacet , i marim edhe i fusim ne frigorifer .
Nderkoh qe tollumbacet jane ne frigorifer pergatisim kremin per ti mbushur brenda.  
Une fillimisht me ndihmen e frustes elektrike raffa pannen derisa panna mori pamjen e nje kremi , me tutje ne nje enë tjeter raffa kremin mascarpone me nje te verdhe veze . Me tutje mora pannen edhe me shume delikatese e perzjeva me kremin marscapone  derisa dy kremerat moren pamjen homogjene.  (Une nuk u shtova sheqer kremerave pasi edhe vet panna ishte shume e sheqerosur) .
Pasi mbarova me procesin e kremerave, mora  tollumbacet nga frigoriferi , fillimisht  verifikova nese cokollata ishte ngurtesuar , nese po'  , ateher i morra dhe me ndihmen e nje kunje dhembesh i cpova tollumbacet!  Kur tollumbacet cfryhen ngelet kupa e ciokollates! 
Marim kupen e ciokollates edhe fillojme e mbushim ,  fillimisht mbrenda saj hedhim nje luge kafeje krem, me tutje therimet e biscotave e me tutje akoma vendosim 4 ose 5 kokra lamponi pastaj tek e njejta kupe hedhim prap 1-2  luge kremi me tutje therrimet e biskotave e si perfundim pastaj 5-6 kokra lamponi .   Vashdojme te njejtin proces ne kupat e tjera. (Pak a shume ne cdo kupe duhet te beni dy shtresa produkt)
Me pas i lejme kupat te pushojne ne frigorifer!  Embelsira haet e ftohte ! 
Keshille : nese nuk doni te tejkaloni shume kalori edhe deshironi te beni nje pjate sa me shendetsore , kupat e ciokollatave mund ti mbushni  me akullore  ose me sallate frutash .
Rasti qe une ju dhash sot eshte nje shembull se si mund te sajojme nje torte ne nje kupe ciokollate .
Shpresoj te kem qene e qarte ! Me respekt florida !