Cerca nel blog

giovedì 5 dicembre 2019

Pilaf më frutta deti edhe verë të bardhë

Të dashur miq jeni gati për një recetë të re gatimi ? Kjo receta e re është ideale për një darkë dyshe 😍😍😍
Jeni gati ?

Për të përgatitur këtë ricetë ju nevojiten :
- oriz 200gr
- frutta deti 250gr
- një gotë verë të bardh (mundet të përdorni edhe spumante )
- leng peshku sipas deshirës (un e kam përgatitur duke zjerë disa koka peshku me qepë dhe karotë )
- 1 thelpinj hudher
- vaj ulliri, piper roze, erëza  edhe kripë sipas dëshirës

Përgatitja :
Në një tigan hedhim vajin e ullirit ku dhe skuqim hudhrën. Pasi hudhra ka marrë pamjen e artë e nxjerrim nga tigani.
Në tigan hedhim frutat e detit ku më pas shtojmë edhe orizin. Pasi shofim që orizi edhe frutat e detit kanë marrë një ngjyrë të artë fillojme ti shuajmë më një gotë verë të bardhe. Pasi vera ka avulluar i hedhim çik e nga një çik lengun e peshkut. Orizin e heqim nga flaka në momentin që shofim që është i bere. Kujdes!!!Orizi nuk duhet të jetë i thatë  si pilafi shqiptar por duhet të kete pamjen e kremit si pershembull syltiashi. Shpresoj qe te kem qene e qarte. Me respekt Flo ❤