Cerca nel blog

lunedì 8 aprile 2019

Makarona të gjata (spaghetti) me fruta deti 😋

Të dashur vizitor edhe për sot nëpër vatrat e shtëpive tuaja kam vendosur që tju sjell një pjatë të shijshme me makarona edhe frutta deti.
Për të përgatitur këtë pjatë për katër persona na nevojiten :
1). Makarona 400gr
2). Frutta deti 350gr
3). Salcë domate 350ml
4) vaj ulliri, hudhra, kripë, barzilok, kripë sipas dëshirës .

Përgatitja :
Ndërkohë që vëmë të zjejë uji , në një tigan përgatisim salcën me frutat e detit .
Fillimisht skuqim hudhrën deri sa të marrë  pamjen e ngjyrës së artë , më tej heqim hudhrën dhe në tigan shtojmë frutat e detit . Pas pesë minutash hedhim salcën e domates. Salcës me frutat e detit i hedhim kripën, barzilokun e piperin edhe  më tutje e lëjmë të zjejë për pak minuta me flakë mesatare.
Të uji që sapo ka filluar të zjejë hedhim kripën edhe makaronat e gjata (spaghetti). Makaronat i ziejmë për 8/10min, më pas i kullojmë tek kullosja e makaronave edhe i përzjejme më salcën e frutave të detit.
Shpresoj të kem qënë e qartë. Me respekt Florida❤ .



mercoledì 3 aprile 2019

Makarona me salmon të tymosur edhe pesto

Të dashur vizitorë, jeni gati për ricetën e sotshme? Sot do gatuajmë makarona me salmon të tymosur edhe pesto me kungull.
Përbërësit për 4 persona janë : 
1). Makarona të shkurta (rigatoni) 400gr
2). Pesto me kungull 125 Gr 
3). Salmon të tymosur 200gr
4). Bajame pa cipë të prera në gjysmë 150gr.
5). Vaj ulliri , kripë edhe piper sipas dëshirës. 

Përgatitja e pestos me Kungull :
Në një robot mix  duhet grijmë kungullin me djathin kaçkavall , vajin e ullirit edhe gjizën. Kur vërejmë re se produktet kanë marë pamjen homogjene i hedhim në një vazo. Unë për recetën e më sipërme përdora një Kungull, 20gr djath kaçkavall,  një lugë gjize edhe një lugë vaj ulliri. (Kujdes, peston mund ta përgatisin edhe me kungull të zjerë, do ta keni më te lehte ta përgatisni nëse nuk keni mixer )  

Përgatitja e makaronave : 
Ndërkohë që presim të zjejë uji për makaronat, në një tigan hedhim peston që të zjejë ( kujdes!!! nese keni përdorur kungullin e zjerë në pesto , do ishte më mirë ta ngrohnit vetëm pese minuta pasi kanë zjerë edhe makaronat ) . 
Në një tigan tjetër pjekim për pak sekonda salmonin e tymosur .
Hedhim makaronat edhe kripën në tenxhere edhe i gatuajmë për 7/8 minuta.
Pasi i kemi kulluar makaronat i përziejmë  me peston e kungullit. Makaronat i ndajmë në pjese të barabarta nëpër pjata, ku më pas në cdo pjatë vendosim salmonin e tymosur . Në këtë pjatë në vënd të djathit kaçkavall si zbukurim përdora bajamet pa cipë . 
Si gjithmonë, shpresoj që të kem qënë e qartë me shpjegimin .
Me respekt Florida ❤