Cerca nel blog

mercoledì 3 aprile 2019

Makarona me salmon të tymosur edhe pesto

Të dashur vizitorë, jeni gati për ricetën e sotshme? Sot do gatuajmë makarona me salmon të tymosur edhe pesto me kungull.
Përbërësit për 4 persona janë : 
1). Makarona të shkurta (rigatoni) 400gr
2). Pesto me kungull 125 Gr 
3). Salmon të tymosur 200gr
4). Bajame pa cipë të prera në gjysmë 150gr.
5). Vaj ulliri , kripë edhe piper sipas dëshirës. 

Përgatitja e pestos me Kungull :
Në një robot mix  duhet grijmë kungullin me djathin kaçkavall , vajin e ullirit edhe gjizën. Kur vërejmë re se produktet kanë marë pamjen homogjene i hedhim në një vazo. Unë për recetën e më sipërme përdora një Kungull, 20gr djath kaçkavall,  një lugë gjize edhe një lugë vaj ulliri. (Kujdes, peston mund ta përgatisin edhe me kungull të zjerë, do ta keni më te lehte ta përgatisni nëse nuk keni mixer )  

Përgatitja e makaronave : 
Ndërkohë që presim të zjejë uji për makaronat, në një tigan hedhim peston që të zjejë ( kujdes!!! nese keni përdorur kungullin e zjerë në pesto , do ishte më mirë ta ngrohnit vetëm pese minuta pasi kanë zjerë edhe makaronat ) . 
Në një tigan tjetër pjekim për pak sekonda salmonin e tymosur .
Hedhim makaronat edhe kripën në tenxhere edhe i gatuajmë për 7/8 minuta.
Pasi i kemi kulluar makaronat i përziejmë  me peston e kungullit. Makaronat i ndajmë në pjese të barabarta nëpër pjata, ku më pas në cdo pjatë vendosim salmonin e tymosur . Në këtë pjatë në vënd të djathit kaçkavall si zbukurim përdora bajamet pa cipë . 
Si gjithmonë, shpresoj që të kem qënë e qartë me shpjegimin .
Me respekt Florida ❤ 

Nessun commento:

Posta un commento