Cerca nel blog

giovedì 28 marzo 2019

Makarona të gjata (linguine) me tonno edhe ullinj

Përshëndetje të dashur vizitorë, jeni gati për receten e ardhshme?
Sot do përgatisim makarona të gjata (linguine) me tonno e ullinjë, janë ideale për drek ose darkë. 

Përbersit për këtë recetë e për 4 persona janë :
1). Makarona të gjata 500gr
2). Tonno të freskët 250 gr 
3). Pomodorini (domate te vogla) 150 gr 
4). Ullinj të zinj 150 gr 
5). Vaj ulliri, erëza edhe hudhra sipas dëshirës 

Përgatitja : 
Ndërkohë që vëjme ujin të zjejë përgatisim gjëllën për makaronat. 
Në një tigan hedhim vajin e ullirit, në të skuqim hudhren deri sa te mari ngjyrën e artë, me tutje shtojmë tonnon e freskët të prerë ne kube. Pasi tonnoja ka marrë pamjen e skuqur shtojmë domatet e vogla të prera përgjysëm, ullinjtë, barzilokun,  piperin rozë edhe kripën.  
Ndërkohë që uji zjen i hedhim kripën edhe makaronat e gjata (mos i thyeni ) e i lëjmë të zjejne për 9 min. 
Tek tigani hedhim një garuzhde uji nga uji i makaronave. Gjellën e fikim kur e shofim të arsyetushme  (zakonisht kane të njejten kohe kur behen makaronat ) 
Pasi cdo gjë është gati, makaronat i kullojme në kullojse edhe më pas i hedhim tek tigani me gjëllën që përgatitëm. 
Makaronat haen të ngrohta dhe me djath kaçkavall sipas dëshirës.  
Shpresoj të kem qënë e qartë. 
Me respekt Florida ❤.

Nessun commento:

Posta un commento