Cerca nel blog

giovedì 28 marzo 2019

Makarona të gjata (linguine) me tonno edhe ullinj

Përshëndetje të dashur vizitorë, jeni gati për receten e ardhshme?
Sot do përgatisim makarona të gjata (linguine) me tonno e ullinjë, janë ideale për drek ose darkë. 

Përbersit për këtë recetë e për 4 persona janë :
1). Makarona të gjata 500gr
2). Tonno të freskët 250 gr 
3). Pomodorini (domate te vogla) 150 gr 
4). Ullinj të zinj 150 gr 
5). Vaj ulliri, erëza edhe hudhra sipas dëshirës 

Përgatitja : 
Ndërkohë që vëjme ujin të zjejë përgatisim gjëllën për makaronat. 
Në një tigan hedhim vajin e ullirit, në të skuqim hudhren deri sa te mari ngjyrën e artë, me tutje shtojmë tonnon e freskët të prerë ne kube. Pasi tonnoja ka marrë pamjen e skuqur shtojmë domatet e vogla të prera përgjysëm, ullinjtë, barzilokun,  piperin rozë edhe kripën.  
Ndërkohë që uji zjen i hedhim kripën edhe makaronat e gjata (mos i thyeni ) e i lëjmë të zjejne për 9 min. 
Tek tigani hedhim një garuzhde uji nga uji i makaronave. Gjellën e fikim kur e shofim të arsyetushme  (zakonisht kane të njejten kohe kur behen makaronat ) 
Pasi cdo gjë është gati, makaronat i kullojme në kullojse edhe më pas i hedhim tek tigani me gjëllën që përgatitëm. 
Makaronat haen të ngrohta dhe me djath kaçkavall sipas dëshirës.  
Shpresoj të kem qënë e qartë. 
Me respekt Florida ❤.

venerdì 22 marzo 2019

Ëmbelsirë me grimca çiokollate e çiokokrem

Të dashur miq, u bë shumë kohë që nuk ju kam përkëdhelur me recetat e gatimit.
Sot kam deshire t'ju sjell në vatrat tuaja një embelsire te përshtatshme per një ditë feste.

Për të pergatitur embelsiren ju nevojiten :
1). Mjell te bardhe 200gr
2). Vezë 3kokra
3). Gjalp 50gr
4). Sheqer 1gote uji
5). Çiokokrem 10 luge kafeje
6). Grimca çiokollate 3 luge gjelle
7). Bajame te prera (per sbukurim )
8). Qumësht  (aq sa ju mbushet mëndja)
9). Pluhur pjekes

Përgatitja :
Në një enë të thellë hedhim gjalpin, vezet edhe sheqerin, i rahim perpersit derisa te arrijne pamjen homogjene. Më pas shtojme mjellin me pluhurin pjekes . Perbersit duhet ti rahim ne menyre qe mos te krijohen grimcat e mjellit por te mari pamjen homogjene , dal nga dale perberesve duhet ti hedhim qumështin deri sa te shikojme qe brumi mer pamjen e kremit  (osé molebis).
Me pas i hedhim grimca e ciokollates edhe e hedhim ne tepsi.
Tepsija qe un kam perdorur eshte per  "ciambella"  edhe ka diameterin 30cm.  Ju mund te perdorni cfare tepsi te deshironi e rendesishme eshte qe mos kaloj 30cm diametrin.
Para se të fusim ëmbelsirën ne pjekje,  ne siperfaqe duhet ti i hedhim 10 luge kafeje me çiokokrem (gjate pjekjes ciokokremi fundoset edhe qendron brenda brumit ) duhet te jen cik distante nga njera tjetra.
Ne fund fare si zbukurim i hedhim bajame të pastruara edhe te grira.
Embelsiren e pjekim per 40 minuta me 180°C ose 200°C .
Ju bëftë mirë. Me respekt Flo ❤