Cerca nel blog

domenica 21 febbraio 2016

Tortë më krem (mousse) çokollate të bardhë, me qumësht e çokollatë puro !

Të dashur vizitorë të blogut time ! Sot po ju sjell një tortë që mund ta përgatisni për ditëlindjen e personit tuaj të dashur ! Për të përgatitur këtë ricetë ju njoftoj se ju duhet shumë kohë dhe me durim keni për t'ia haritur qëllimit e torta ka për t'ju dalë vërtet shumë e shijshme . Tamam si kjo e imja .
Elementët për të përgatitur këtë tortë janë :

Për kekun ju duhet :
1). Një gotë mjell
2).Një gotë sheqer
3). Tre kokra vezë

Për kremin çokollatë puro  :
1). 200gr çokollatë puro
2). 200ml panna
3). 1,5 gr pluhur agar ( është produkt që përdoret për të dendësuar kremin) .

Për kremin çokollatë më qumësht :
1). 200gr çokollatë me qumësht (dmth që nuk është 100% çokollatë puro )
2). 200ml panna
3). 1.5gr pluhur agar

Për kremin çokollatë të bardh :
1). 200gr çokollatë të bardhë
2). 200ml panna 
3). 1.5gr pluhur agar

Për glasën e çokollatës :
1). 100 gr çokollatë
2). 70 gr ujë
3). 20 gr sheqer

Përgatitja :
Fillimisht përgatita bazën e tortës ! Mora vezët dhe me ndihmen e frustës (ajo gjëja që rifen vezët ,se nuk po më vjen në mendje si i thojnë tamam 😂😂)  i trazova  fortë pastaj shtova sheqerin . Kur vëzët morën  pamjen e një shkume ateher shtova mjellin çikë e nga një çikë deri sa brumi i kekut mori pamjen homogjene . Kekun e poqa në furrë per 20 min në 180°C .
Pasi keku u poq dhe e ftua , fillova të pregatis cremrat e çokollatave. 
Unë fillova nga cremi i çokollatës puro ! Duke u nisur nga ky hap , të dashur vizitorë duhet të bëni shumë kujdes me kohën sepse duhet të respektoni të gjitha hapat njëra pas tjetrës .
1). Kremi çokollatë puro .
Në fillim mora 200ml panna dhe me ndihmen e frustës elektrike fillova ta raff derisa panna mori pamjen e një shkume (tamam si shkuma e taboshit) .
E mora pannën dhe e futa në frigorifer (për të shmangur faktin që panna të shkrihet )
Nderkohë shkriva çokollatën .
KUJDES !!! Çokollatën mundet ta shkrini o me ndihmen e mikroondes ose me kushtet shtëpiake ! Unë në rastin time përdora dy enë me madhësi të ndryshme: kujdes akoma ! njëra nga (tenxheret) duhet të jetë më e madhe, aq sa mund të zërë enën (tenxhere edhe në këtë rast)  tjetrën brenda .
Enën e parë e mbusha  me ujë (jo plotësisht) dhe dhe e vura në zjarr jo shumë të madh (unë ju këshilloj më të ulëtin) .Brënda saj vendosa  enën e dytë, e cila ka madhësi më të vogël, ku dhe brënda hodha dhe masën e çokollatës. Në këtë mënyrë çokollata shkrin nga ngrohtësia e ujit dhe jo e zjarrit. Sapo pashë që çokollata u shkri komplet e  hoqa nga zjarri . Ndërkohë mar panën që kisha lënë në frigorifer dhe brënda saj hedh çiokollatën e vakët  (prita pak që të ftoheshe temperatura se ndryshe fillon e shkrin panën).  Fillova dhe e trazova  çokollatën nga lart e poshtë në menyrë që çokollata të lidhet mirë me panën .
Pastaj në njëcik (dy lugë gjelle) qumësht të ngrohtë hodha pluhurin e agar ,prita që pluhuri të shkrihet dhe e hodha tek kremi që përgatita me çokollatë e panna. Më pas me frustën elektrike trazova elementët deri sa kremi mori pamjen homogjene. Pastaj mora tepsinë ku përgatita kekun  (tepsia ime është nga ato tepsi që baza ndahet nga buzët ,jua këshilloj edhe juve të keni një tepsi të tillë) dhe ne të hodha kremin brenda ! Kremin e hapa në menyrë homogjene . Dhe e futa në frigorifer , pas 45 minuta që torta ishte në frigorifer fillova të përgatis kremin e cokollatës me qumësht . Veprimet që bëra me kremin e çokollatës me qumësht ishin njësoj si hapat që ndoqa me kremin e parë . Pasi e përgatitet kremin e dyte hidheni sipër kremit të pare futeni prap në frigorifer dhe përgatitni kremin e tretë .
Pasi keni mbaruar përgatitjen e tortës pas pak oresh që torta ka qënduar në frigorifer unë i hodha glasën e çokollatës .
Përgatitja e glasës është shumë e thjeshtë . Në një tenxhere të vogel shkriva sheqerin me ujin në zjarr të ulët,kur shërbeti filloi të zjerë hodha çokollatën dhe prita deri sa të shkrihej.
Ndërkohë që prisja të shkrihej çokollata nxora tortën përjashta, e siç ju thash edhe më parë (tepsia ime ndahet)  hoqa buzët e tepsis. Dhe më tutje vesha tortën me glasën e çokollatës.
Shpresoj të kem qënë e qartë me shpjegimet. 
Më respekt Florida ❤

Mbani mënd ! Mos u trëmbni nëse keku ju del i ulët sepse duhet të jetë i tillë . Nëse keku ju del i lartë priheni në mes . Ps. Në vënd të kekut mund të përdorni edhe thrimet e biskotave të presuara me gjalpë  

Nessun commento:

Posta un commento