Cerca nel blog

giovedì 20 novembre 2014

Makarona te gjata me konserve peshku !

Te dashur vizitore sot do t'ju sjell nje pjate shume te shijshme dhe shume te shpejt . Makarona te gjata (spaghetti ) me konserve peshku (une perdora peshkun tono) . Per te kuzhinuar kete pjate na duhen :
- 100gr konserve peshku (tono)
- 500gr salse domateje
- dy thelpinj hudhra
- ereza dhe krip sipas deshires
- vaj ulliri sipas deshires !
-400gr makarona te gjata
Pergatitja :
Nderkohe qe kemi vene tenxheren me uje  te  zjej pergatisim salsen e makaronave .
Marim nje tigan dhe i hedhim nje luge vaj ulliri , kur e shikojme qe vaji eshte nxehur marim hudhrat te prera rota rota dhe i hedhim brenda tek vaji (kujdes vaji nuk duhet te jete shume i nxehte se ndryshe na i djeg hudhren ) .
Kur hudhra mer ngjyren e arit hedhim konserven e peshkut dhe e trazojme mire e mire deri sa tonoja te shkrifet e te behet fije fije ...
Pas 5/7 minutash hedhim salsen dhe e lejme te zjej derisa salsa dhe tonoja e peshkut te lidhen bashke . Salses pastaj i hedhim kripen dhe erezat sipas deshires .
Nderkohe qe pergatitem salsen uji i makaronave zjen ... kur e shikojme qe uji  vlon hedhim kripen dhe makaronat e gjata dhe i lejme te zjejne per 7/8 min.
Me pas marim makaronat i kullojme dhe i hedhim ne tiganin me salcen qe pergatitem me pare . I perzjejme mire e mire dhe i ndajme neper pjata .
Makaronat sherbehen te ngorhta dhe me njecik djath kackavall  te grire.
Shpresoj t'ju pelqej. Me respekt Florida ♥

Nessun commento:

Posta un commento