Cerca nel blog

lunedì 17 novembre 2014

Lasanja me peshk salmoni !

Te dashur vizitore sot neper vatrat tuaja shtepiake kam deshire t'ju sjell nje pjate shume te shijshme dhe shume te thjesht ! Lasagna me salmon te fresket dhe te tymosur ! Per te pergatitur kete pjate na nevojiten :
Per gjellen :
- 200 gr salmon te fresket
- 200 gr salmon te tymosur
- 2 karota te fresketa
- 1 koker qepë
- majdanos
- nje gote uji me spumante
- salse qumeshti
- mozzarella (djath qe shkrihet )
- 100 gr djath kackavall te grire

Per salsen e qumeshtit na nevojiten :
-50gr gjalp fshati
-500ml qumesht
- nje luge mjell
- 2 luge me djath kackavalli

Per brumin e lasanjes  na nevojiten :
- 200 gr mjell
- 2 kokra veze
Pergatitja :
1. Une fillova nga brumi i lasanjes . Bumin e pergetita si brumin e byrekut dhe e  ndava ne tre pjese te barabarta . Te treja pjeset i hapa ne pete . Petet nuk duhen te jen te hodha shume . Duhen te jene te plota. Nderkohe qe lejme petet te thahen njecik pergatisim gjellen .
2.  Ne nhe tigan hedhim nje lug gjelle vaj ulliri .( Vajin mos e lini te skuqet shume ) Ne tigan hedhim qepen te prer ne kube te vogla dhe e skuqim deri sa te mare ngjyre ari . Kur e shikojme qe ka mare kete ngjyre hedhim karotat me salmonin ( salmonin mos e prini ne kube shum te vogla se tretet ) . Pas dy/tre minuta ne tigan hedhim nje gote uji me spumate . (Beni kujdes se mer flak deri sa alkoli te avulloj ) .
Gjellen e lejme te gatuhet deri sa spumantja te lidhet mire me salmonin.  3. Njeher qe mbaruam gjellen e salmonit pergatisim salsen e qumeshtit . (Qumeshti duhet te jete i vaket ) . Ne nje tenxhere te vogel marim gjalpin dhe e shkrijme . Kur e shikojme qe gjalpi ka shkrire ne tenxhere hedhim nje luge mjell dhe e skuqim dei sa mjelli te mare ngjyren e arit . Kur shikojme qe ka arritur kete ngjyre hedhim qumeshtin (kujdes qe mos ju dali salca me grimca grimca , duhet ta trazoni ne vazhdim salsen me frusten qe perdorim per te ber embelesirat ) . Kur e shikoni qe lengu i  salses  fillon e trashet hiqeni nga flaka . Njeher qe e hoqet nga flaka i hedhim dy luge gjelle  dhjath kackavalli te grire . (Ps. Me salsen e qumestit mos e teproni shume me krip , se kripen e keni edhe tek gjella me salmon edhe tek brumi ) . 
Tani qe  i kemi te gjith elementet te pergatitura , pergatisim lasanjen .
Marim nje tepsi katrore (jo shume te madhe ) . E lyejme me vaj dhe ne te hedhim per here te pare nje garuzhde nga gjella e salmonit dhe nje garuzhde nga salsa e qumeshtit . Elementet i hapim mire e mire ne tepsi.  Pasi beme kete gje marim peten qe tollem me pare dhe e hapim ne tepsi , siper petes hedhim prap nje garuzhde nga gjella e salmonit , nje garuzhde nga salsa e qumeshtit i hapim ane e mbare petes , tek shtresa e petes  shtojme mocarellen (djathin e prere kube kube ) dhe djathin kackavall . Pastaj marim peten e dyte dhe e shtrojme siper petes se pare duke ndjekur te njejten procedure si me pare .
Une lasagnen time e bera me tre shtresa ju po te doni beheni edhe me shume shtresa ! 
Shpresoj tju pelqej . Me respekt Florida ♥ !

Ps. Riceta eshte per 4 persona ! Pastaj kisha deshir te shtoja qe kete ricete e kam shpikur sipas deshires time ♥  

2 commenti:

  1. kjo eshte me te vertete fantastike. me olq shume.

    RispondiElimina
  2. lulu doli shume e mira , pastaj gjerat qe shèik nga truri una gjithmon te mira me dalin :P (ti bej cik qefin vetes )

    RispondiElimina