Cerca nel blog

martedì 21 ottobre 2014

Supe me patate dhe kerpulla te dy llojshme .

Te dashur vizitorë .
Ju pelqejne patatet dhe kerpullat ? Une i adhuroj ! Prandaj dhe shpika nga mendja kete ricete dhe t'ju them te drejten del vertet shume supe e shijshme .
Per te pergatitur supen na nevojiten :
- 3 kokra patate (te madhesise mesatare )
- 400gr kerpulla (ateher jane dy tipe kerpullash , champignon 200gr dhe kerpulla ne forem gozhdeje (ketu ne itali i therasim funghi chiodini) 200gr )
- kripë dhe ereza sipas deshires !
- nje koker qepë
- vaj ulliri sipas deshires !

Ps. Kerpullat "champignon" mund ti zvedesoni edhe me kerpullat "porcini =qe jane  kerpulla te medhaja ) .

Pergatija :
Marim qepen e presim te imet dhe e skuqim ne tenxhere me vajin e ullirit deri sa te mari ngjyre te arte . Me tutje marim patatet dhe kerpullat prera kubikë (jo shume te vogla) dhe i hedhim ne tenxhere .ne te hedhim dhe erezat me gjith kripen,  i kaudisim  mire e mire deri sa elementet te marin aromen e duhur te erëzave .
Me tutje i hedhim uje te nxehte dhe e lejme qe supa te zjej deri sa patatja te jete e zbutur.
Njeher qe supa eshte bere gati,  nese keni deshire  mund edhe  ta frulloni me mikser deri sa produktet te behen homogjene .
Shpresoj qe t'ju pelqej !Me respekt Florida ♥

Nessun commento:

Posta un commento