Cerca nel blog

domenica 19 ottobre 2014

Pastiçe me qumësht edhe djath të bardhë !

Të dashur vizitorët e mi , dëshiroj të inaguroj blogun tim me nje pjatë tipike shqiptare dhe që shumë veta e adhurojnë , duke u nisur nga më i vogli dhe perfunduar nga më i madhi !
E kam fjalën për Pastiçin me qumësht edhe djath të bardhe !
Për të përgatitur këte pjatë na nevojiten :
250gr makarona te gjata
200 gr djath te bardhe prej cfare do lloji bagetie (une tek riceta ime kam perdorur djath i përbëre nga qumshti i lopës )
3 veze te madhesise normale
750ml  (edhe ketu te dashur miq mund te zgjidhni variantin e qumshtit , unë kam përdorur qumshtin e lopës )
50gr gjalpë 
Përgatitja :
1. Marim një tenxhere e mbushim me uje dhe e vëjme te ziejë ne flake mesatare (kush gatuan me korent une do keshilloja temperaturen e pjastres jo shume te larte ) . Ujit i dheshim edhe kripë por kujdes mos e ekzagjeroni me kripen se kemi edhe djathin për me vonë .
2. Ndërkohe që presim ujin të ziejë , marim një tas ku thyejmë vezët dhe me frusten (ose pirua) fillojme ti rahim mirë e mirë deri sa e bardha dhe e verdha e vezës behem omogjene .
Njeher qe aritem rezultatin e omogjenes tek vezët derdhim qumeshtin dhe fillojmë ti rafim prap .
3. Kurë e shikojmë që uji po vëlon derdhim makaronat e gjata (une ju keshilloj qe mos ti thyeni makaronat ) . Makaronat duhet ti lini të zihen vetem 5 min (sa te zbuten çik) . Kurë e shikoni që makaronat jane të zbutura ju keshilloj që ti hiqni nga flaka , tia kulloni ujin dhe ti derdhni ne nje tepsi (kujdes tepsia duhet te jete njecik e lyer me vaj ose gjalp sipas deshires) .
Njeher që i derdhet makaronat ne tepsi përhapini mirë anë e mbanë tepsisë dhe djathin te prer kubikë e hidheni në siperfaqe të makaronave .
4. Marim tasin me qumesht edhe vezë i rafim prapë (se ndoshta veza ka zbritur poshtë qumeshtit) dhe i hedhim ne tepzi ! I trazojmë mire e mire me makaronat hedhim dhe kubet e gjalpit ne siperfaqe  dhe e fusim në fure 200ºC per 40 min (ju keshilloj qe furi te jete i nxehur para kohe )
Dhe me ne fund rezultati del shum fantastik ! Pastiçi eshte shume i shijshem :)
Unë ju falenderoj për vizitën tuaj, me respekt Florida ♥ 

Nessun commento:

Posta un commento