Cerca nel blog

lunedì 2 febbraio 2015

Popover, pjate americane per mengjesin tuaj !

Të dashur vizitor , riceta qe do tju sjell sot ne shtepite tuaja eshte nje ricete shume e thjesht dhe shume e shijshme . Riceta e gatimit sot e ka emrin "Popover" . Popoversit jane si panine qe haen ne mengjes dhe mund te shoqerohen o me gjera te kripura ( si prsh. proshute , djath , veze te skuqur e tj) o me embelsire (çokokrem , mjalt , recel nga te gjitha tipat ) . Nese shkoni ne Google keni per te gjetur shume riceta te popover . Por une sot do tju sjell nje ricete cik te sojisur nga mendja ime dhe shume light. Me pak fjal kush eshte ne diete mund ta haj edhe pa problem . Ne shtepi  bera shume prova dhe ajo qe me pelqeu me shume dhe me doli me e mire eshte kjo qe do t'ju sjell ne vijim .
Per te pergatitur "popover'' na nevojiten :
- 150 gr miell
- 3 kokra vezë
- 30 gr gjalpë
- 7 gr kripë
- 240 ml qumesht
- dhe tepsi ose forma ku bejme pancake ose muffin .
Nese nuk keni stampe perdorni filxhanet e kafese ( kujdes duheni te jeni te bindur qe filxhanet e durojne nxehtesine e furit )

Pergatitja :
Marim gjalpin (temperature ambjenti ) dhe vezet dhe i rahim mire e mire . Me pas shtojme mjellin me kripen . Ne momentin qe mjelli eshte bere homogjen me kompostin e gjalpit dhe te vezeve hedhim qumshtin dhe i trazojme mire e mire  . Kur mos kete me kokriza,  brumin (qe ka mare pamjen e nje lengu)e marim dhe e derdhim ne nje çini uji . Pastaj me ndihmen e çinise se ujit brumin e hedhim tek stampat qe perdorim per te gatuar muffin  . Kujdes stampat duhet ti lyeni me pak gjalp qe brumi mos te ngjitet,  pastaj edhe nje gje tjeter stampat nuk duhen mbushur plot , mbushini deri tek gjysma .
Pasi mbaruam me kete procesin i marim stampat dhe i pjekim ne furre per 40 min ne 200ºC . Kujdes furri duhet te jete i ftohte ....
Shpresoj qe t'ju pelqejne .

Nessun commento:

Posta un commento