Cerca nel blog

sabato 14 febbraio 2015

Çokollata me arakokoshi ♥

Te dashur vizitor ! Me rastin e Shen Valentinit sot ne kendin e kuzhines time te arte per njeriun e zemres time ♥ gatova "Çokollatat me arakokoshi ", e kam shume deshire qe kete ricete kaq te shijshme ta ndaj me juve . Për te pergatitur kete embelsire na nevojiten :
- 200 gr mjell arakokoshi
- 120 ml qumesht
- 70 gr gjalpe
- 200gr çiokollate (une perdora 100gr ciokollate te eret dhe 100gr çiokollate me qumesht )
- 3 luge sheqeri

Pergatitja :
1). Ne nje tenxhere me flake mesatare , shkrijme gjalpin me sheqerin . Kur shikojme qe sheqeri eshte tretur hedhim qumeshtin .
Qumeshtin e lejme deri sa te zjejë. Kur e shikojme qe qumeshti po vëlon , heqim tenxheren nga flaka dhe tek qumeshti akoma i ngorhte hedhim mjellin e arakokoshit . Mjellin e trazojme mire e mire deri sa te thithi gjith lengun e qumeshtit .
Pastaj gjith komposton ose brumin e hedhim ne nje tas ku e lejme dhe te ftohet ose te mpikset .
Pasi "brumi " eshte ftohur fillojme e ndajme me ndihmen e ndonje ene ose te duarve tona ne format qe deshirojme te bejme ciokollatat tona .
Une me rastin e Shen Valentinit përdora nje forem zemre prej silikoni dhe me ndihmen e nje luge te vogle mbusha formen e zemres ku dhe me tutje brumin ne forem zemre e  hodha ne nje pjate te ceket . (Ateher qe te jete me e qarte per juve  , "brumi " ka te njejten pamje te pilafit . Ne zakonisht kur deshirojme qe pilafi ne pjate te mari formen e nje gjysem sfere si frymezim  marim garuzhden , ne rastin e embelsires time une mora formen e zemres dhe ndoqa te njejten proçedure qe ne ndjekim me pilafin e orizit)
Pasi i mbaruam format i vejme ne frigorifer qe te ngrijne .
2). Pas gjysem ore ne nje ene fillova e shkrije çiokollaten (per te shkrir çiokollaten une ndoqa kete procedure ,  ne fillim mora nje tenxhere te mbushur me uje dhe e  vura te zjej , kur e pash qe uji po vëlonte siper saj vura nje tenxhere tjeter me te vogel dhe ne te hodha ciokollaten qe te shkriheshe . Kjo procedure ja vlen sepse eviton qe ciokollata te digjet pas tenxheres ) .
Kur shikojme qe ciokollata eshte shkrire marim format nga frigoriferi dhe i zhytim ne ciokollate nje e nga nje .
Ciokollatat jane te gatshme per te ngrene kur shohim qe ciokollata nuk eshte me e lengshme por e forte . Dmth kur ka pamjen e nje ciokollate prej verteti :).
Shpresoj qe te kem qene e qarte me shpjegimet . Uroj qe t'ju pelqej , me respekt Florida ♥

Nessun commento:

Posta un commento